I mbijetuari i Masakrës së Dubravës, Enver Dugolli, ka dërguar dëshmi në Gjykatën Speciale dhe ka bërë kërkesë për hetime tek Prokurori Special i Dhomave të Specializuara, Alex Whiting.
Këtë e bëri të ditur vetë Dugolli, në një konferencë për media, ku tha se me këto fakte, pret nga Whiting që të dëshmojë se Gjykata Speciale është njëetnike dhe e cila i akuzon vetëm shqiptarët.
Tutje, Dugolli tha se Gjykata Speciale duhet të dëshmojë që do t’i gjykojë ata që kanë kryer krime vërtetë përmes masakrave të shumta e vrasjeve masive siç ka ndodhur në majin e vitit 1999 në burgun e Dubravës.
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...