Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se Serbia, siç thotë, ka arritur deri te dokumenti autentik të cilin Prishtina zyrtare ua ka dërguar përfaqësuesve të SHBA-ve dhe BE-së për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Siç ka thënë, në dokumentin për themelimin e Asociacionit, të cilin e ka prezantuar Prishtina, nuk ka asgjë nga ajo që institucionet e Kosovës kanë thënë lidhur me themelimin e Asociacionit.
Siç thotë, dokumenti i quajtur “Mekanizmi punues për Asociacionin e komunave me shumicë serbe” flet për atë se kryeministri Ramush Haradinaj do të i ngarkuar me implementimin dhe formimin e Asociacionit, transmeton lajmi.net.
“Me këtë dokument kanë parapara, as më pak e as më shumë, që në ekipin për implementimin, ekipi drejtues, të jenë katër përfaqësues të serbëve. Që ekipi drejtues t’i ketë 12 anëtarë, që do të thotë se shqiptarët do të jenë shumicë. Ky plan po ashtu parasheh themelimin e njëfarë këshilli ekzekutiv i cili do të duhej që t’i jep detyra projektuese përfaqësuesve serbë në lidhje me formimin e Asociacionit, kurse anëtarë janë Meliza Haradinaj, Selim Selimi, përfaqësues të Thaçit, Veselit, përfaqësues të Vetëvendosjes, Lidhjes Demokratike të Kosovës…”, ka thënë Gjuriq në konferencë për media.
Sipas tij, Prishtina “po fut këshill si lloj tutori ndaj serbëve”.
“Ua kemi dhënë dokumentin SHBA-ve dhe BE-së si aktin e tyre zyrtar dhe presim reagim adekuat. Unë dua t’u them atyre – aso filmi nuk do të shikoni. Serbët do të punojnë për Asociacion ashtu siç është paraparë me marrëveshje”, ka thënë ai.
I pyetur se si Serbia ka ardhur deri te ai dokument nga Kosova, Gjuriq ka dashur të bëhet interesant duke thënë: “I kemi edhe ne kanalet tona”.
“Mos harroni se ne që nga viti 1912 e deri në vitin 1999 kemi qenë atje shtet me kapacitet të plotë. Ky dokument autentik dje i është dorëzuar përfaqësuesve të SHBA-ve dhe Brukselit”, ka thënë ai.
Sipas tij, Prishtina nuk e ka për qëllim themelimin e Asociacionit.
Megjithatë, ajo që flet Gjuriq është krejtësisht e pavërtetë, meqë Kosova zyrtarisht ka nisur hartimin e statutit të Asociacionit dhe një hap i tillë është përshëndetur nga Brukseli dhe SHBA-ja. /Lajmi.net/
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Nicole Kidman zbulon filmin e saj të preferuar të të gjitha ...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Krishtlindjet
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë mbi ...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...
LDK: Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!