Këto imazhe të rrjedhura, tregojnë pothuajse të gjitha risitë
Nuk ka as një muaj prej datës zyrtare, kur ta ta shohim prezantimin e BMW 8 Series, transmeton Telegrafi. Zbulimi i madh do të ndodhë në 24 Hours of Le Mas, që do të fillojë më 16 qershor. Deri më tani, prodhuesi gjermane ka qenë mjaft i hapur sa i përket makinës, duke ofruar konceptim e plotë si dhe ka konfirmuar disa pamje të spiunëve, ndërsa tani mund të shohim qartë enterierin që e ka.
Megjithëse ende ka disa qese, që i mbulojnë karriget dy ngjyrëshe, pritet që këto të jenë pamjet finale që do t’i ketë. Paneli i informimit duket të jetë krejtësisht i kompletuar, ndërsa shihet mirë edhe iDrive, që do ta asistojë shoferin. Më së shumti bien në sy përfundimet nga alumini, në hapësirat për ventilim dhe pjesën tjetër përpara. Vetëm se dallim shumë të madh, nuk ka pësuar edhe timoni që duket i ngjashëm me paraardhësit.
Në këto model, është aplikuar gjuha e re dizajnuese nga BMW, ndërsa ndryshimet pritet të jenë të dukshme. Këto improvizime, bashkë me fuqitë dhe sistemin e lëvizjes që do t’i ketë 8 Series pritet të rivalizojë me modelet e fundit nga Audi dhe Mercedes-Benz. Megjithëse nuk ka mbetur gjatë deri në prezantimit të formatit zyrtarë, pritet që ditëve ën vijim të mësojmë edhe risi shtesë prej kësaj veture. /Telegrafi/
Kroacia shkon në Zgjedhje Presidenciale
Haradinaj me tubim në Kamenicë, prezanton kandidaturën e Fat...
Sylvinho me dy ndryshime të mëdha, starton Daku e Muçi
Rovena, Leo, Kevin dhe Gjesti diskutojnë për situatën e Dian...
Komuna kërkon intensifikimin e punimeve në vazhdimin e Rrugë...
FSHF-ja do ta nderojë 14-vjeçarin që u nda nga jeta në Shqip...