Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), në mbledhjen e 238-të të mbajtur të hënën ka zgjedhur Enis Gashin kryeprokuror të Prokurorisë Themelorë në Gjakovë.
Sipas njoftimit, Gashi do të udhëheqë këtë prokurori gjatë katër vjetëve të ardhshëm duke filluar nga 1 janari 2024, shkruan Arbresh.info.
Gjatë këtij takimi po ashtu u zgjodh Blerim Isufaj edhe për një mandat në krye të Prokurorisë Speciale, duke filluar nga 1 janari 2024.
LEXO EDHE:
Blerim Isufaj rizgjedhet kryeprokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës
Gjithashtu, në të njëjtin takim, KPK-ja votoi edhe për zgjedhjen e kandidatit të vetëm për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnulla Gashi, prokuror i kësaj prokurorie, i cili u zgjodh me një mandat katërvjeçar, duke filluar nga 1 janari 2024.
LEXO EDHE:
Zejnullah Gashi zgjedhet kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë
Zgjedhjes së kryeprokurorëve u ka paraprirë trajtimi i Raportit të Komisionit për Rishqyrtim dhe trajtimi i dy raporteve të paneleve vlerësuese.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...