Google ADS

Engel uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë: E ardhmja të sjellë paqe dhe prosperitet

18:31 | 17 Shkurt 2021
L G

Ish kongresisti amerikan Eliot Engel ka përgëzuar popullin e Kosovës me rastin e 13-vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Ai në një postim në Twitter ka uruar që e ardhmja të sjellë paqe dhe prosperitet.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë #Kosovë! E ardhmja të sjellë paqe dhe prosperitet. # Kosova13”, ka shkruar ai.

Engel, një kongresist i njohur si përkrahës i madh i Kosovës dhe shqiptarëve, ka qenë i pranishëm në seancën solemne të Shpalljes së Pavarësisë më 17 shkurt 2008.

Eliot Engel pati peshë të rëndësishme në denoncimin e shkeljes së të drejtave të shqiptarëve nga Serbia i cili do të kulmonte me gjenocid në fund të viteve 90-ta.

Në periudhën kur Jugosllavia po shpartallohej dhunshëm, Engel u bë anëtar i Kongresit. Ai ishte ndër ligjvënësit e parë amerikanë që i bëri thirrje administratës së presidentit Bill Clinton të ndërhyjë ushtarakisht në Kosovë për t’i dhënë fund represionit të Millosheviqit.

 

Të ngjashme