Engel: SHBA të këtë qasje të drejtpeshuar ndaj Kosovës dhe Serbisë

19:14 | 28 Mars 2020
Arbresh.info

Kongresisti amerikan, Eliot Engel, tha se ka diçka të gabuar në politikën e Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës dhe kjo duhet të korrigjohet, duke bërë thirrje për një qasje të drejtpeshuar ndaj Kosovës dhe Serbisë.

“Të thuash se Kosova dhe Shtete e Bashkuara kanë marrëdhënie të ngrohtë dhe të afërta do të ishte nënvlerësim i thellësisë dhe lidhjeve tona. Shtetet e Bashkuara udhëhiqen fushatën për t’i dhënë fund spastrimit etnik gjenocidal, Sllobodan Millosheviqit dhe ka qenë mikja më me ndikim më këmbëngulëse e Republikës sovrane dhe të pavarur të Kosovës”, ka thënë ai.

E kam vizituar Kosovën, shumë herë dhe mund te them bindje se amerikanët nuk priten më ngrohtësisht diku tjetër në botë”, ka thënë kongresisti amerikan, Eliot Engel.

Ai ka thënë, po ashtu, se ka një politikë të gabuar në mes të SHBA-vë dhe ndaj Kosovës.

“Ka diçka të gabuar në politikën e ShBA-së ndaj Kosovës dhe kjo duhet të korrigjohet”, tha Engel

Natyrisht, pjesa kryesore edhe e këtij emisioni informativ po i kushtohet ecurisë së virusit të rrezikshëm korona.

Ndaj, rrjedhimisht në plan të dytë mbetën zhvillimet politike në Kosovës dhe që kanë të bëjnë me Kosovën./arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme