Ish-kongresisti amerikan, Eliot Engel, e ka përshëndetur veprimin e Kosovës për vendosjen e ambasadës së saj në Jerusalem të Izraelit, derisa tha se kjo e fundit bëri mirë që vendosi marrëdhënie diplomatike me Kosovën. Megjithatë, kritik u shfaq ndaj hezitimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për të njëjtën çështje.
Engel, me anë të një postimi në ‘Twitter’, ka thënë se Vuçiq po minon marrëdhëniet me Izraelin vetëm që të stagnojë përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën.
“Izraeli kishte të drejtë që njohu Kosovën dhe jam i lumtur që Prishtina vendosi ambasadën e saj në Jeruzalem. Sidoqoftë, jam thellësisht i zhgënjyer që Presidenti Vuçiç është i gatshëm të minojë marrëdhëniet me Izraelin vetëm për ta që të stagnojë përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën”, deklaroi ai.
Israel was right to recognize Kosovo, and I’m glad Prishtina put its embassy in Jerusalem. However, I’m deeply disappointed that President Vucic is willing to undermine relations with Israel just to chastise it for improving ties with Kosovo. https://t.co/5oOxx1Oub6
— Eliot Engel (@RepEliotEngel) July 2, 2021
Reagimi i Engel vjen pasi mediumi ‘Balkan Insight’, raportoi se i pari i Serbisë po shfaq hezitime për vendosjen e shtëpisë diplomatike në Jerusalem të Izraelit.
Sipas këtij artikulli, Vuçiq, tha se Serbia do të vendosë kur dhe nëse do ta zhvendosë ambasadën në Jeruzalem në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe interesat e saj kombëtare.
“Izraeli, ndërkohë, e ka njohur Kosovën, ne po konsultohemi me amerikanët dhe BE-në, dhe ne do të veprojmë në përputhje me ligjin ndërkombëtar, por edhe në përputhje me interesat e Serbisë, dhe këto interesa kanë ndryshuar që kur Izraeli njohu Kosovën”, tha Vuçiç për medie.
Kosova hapi zyrtarisht ambasadën e saj në Jerusalem, vetëm disa javë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit më 1 shkurt 2021.
Kosova u bë vendi i tretë pas SHBA-së dhe Guatemalës që hapi misionin e saj diplomatik në Jerusalem.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...