Google ADS

Engel: Jam i zhgënjyer me qëndrimin e Qeverisë serbe ndaj Kosovës

10:42 | 20 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel ka deklaruar se është i zhgënjyer me qëndrimin e Qeverise serbe karshi Kosovës.

Engel tha se nëse Serbia dhe Kosova duan të hyjnë në BE, ato nuk duhet t’i bëjnë pengesa njëra-tjetrës, shkruan arbresh.info.

“Kosova nuk është në OKB, në Interpol e as në UNESCO për faj të bllokimit të Serbisë. Dhe jam i zhgënjyer sepse nëse duan këto dy vende të hyjnë në BE nuk duhet që njëri vend t’ia bllokojmë kërkesat vendit tjetër. Kam pasur takim edhe me Vuciqin dhe jam munduar ta bind që nuk ka të drejt ta bllokoj Kosovën për procese të ndryshme”, ka thënë Engel gjatë lansimit të fondacionit Sfidat e Mileniumit ku të pranishëm ishin edhe krerë të lartë të Kosovës.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme