Google ADS

Engel: Administrata e Trumpit, nuk e la Qeverinë Kurti të përballej me pandemin Covid-19

19:36 | 28 Mars 2020
Arbresh.info

Kongresisti Amerikan, Eliot Engel, kryesuesi i Komisionit për punë të jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, ka thënë se ishte krenar që ishte partner i qeverive të Kosovës, të udhëhequra nga parti të ndryshme politike, duke mos mbajtur anë, sepse ky është vendim i qytetarëve të Kosovës.

“Prandaj, po shqetësohem gjithnjë e më shumë më taktikat e ashpëra që po i përdor Admiministrata Trump kundruall Prishtinës. Departamenti i Shtetit ka kërkuar tash e sa kohë që Kosova t’i heqë tarifën. Por, kjo administratë përdori ndëshkime ekonomike vetëm pak javë pasi që qeveria Kurti mori pushtetin”, ka thënë Engel.

Ai ka thënë se Administrata e Trumpit, nuk e kanë lënë qeverinë e re të merrej me pandeminë Covid-19

“Në vend se ta linte qeverinë e re të merrej me pandeminë Covid-19, me agjencitë dhe të niste procedurat e brendshme, Shtetet e Bashkuara i kontribuuan krizës politik në Prishtinë, për shkak të tarifave ndaj Serbisë”, ka thënë Kongresisti Amerikan, Eliot Engel.

Ai ka thënë, po ashtu, se ka një politikë të gabuar në mes të SHBA-vë dhe ndaj Kosovës./arbresh.info

 

 

Të ngjashme