Ndaljet e shpeshta të energjisë elektrike paparalajmërim, problemet ligjore dhe masat anti-damping, janë tri nga problemet që rrezikojnë mbylljen e kësaj fabrike të cilat po shkaktojnë humbje të jashtëzakonshme, u tha sot gjatë takimit që Oda e Afarizmit të Kosovës pati në fabrikën Art Aluminium.
“Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), Skënder Krasniqi theksoi arsyet e vizitws së Odës lidhur me problemet e shumta që ka kjo fabrikë viteve të fundit, me energji elektrike, problemet ligjore dhe pikat e kontrollit doganor dhe probleme të tjera të cilat po e percjellin kompaninë tash e një kohë”, thuhet në komunikatën e OAK.
Në kontinuitet ne kemi bërë kërkesa tek institucionet dhe dëshirojmë të informohemi më për së afërmi me ju lidhur me reagimet e tyre ndaj kërkesave që Oda i ka drejtuar tek këto institucione dhe kërkesat e juaja që keni drejtuar drejtpërdrejt, tha Krasniqi.
Ndërsa pronari i Fabrikës Art Aluminium, Shaban Muja, falënderoi Odën e Afarizmit të Kosovës që i ka qëndruar pranë në çdo aspekt, me kërkesat që i kanë bërë të gjitha institucioneve relevante të Kosovës.
Ai potencoi se fabrika e tij ka pobleme të mëdha me energji elektrike si shkas i reduktimeve të shpeshta duke shtuar se paguan deri në 3000 euro në muaj energji elektrike dhe përsëri ka ndalje të shumta duke shtuar se në rastet kur nuk paguan energjinë elektrike vetëm një muaj ata vijnë dhe e derpresin
Ndërsa bashkëpunëtori i tij Avni Halimi theksoi se në rastet kur paralajmërohen nga ana e KEDS-it që do të ata ndërpresin makinerinë ndëra rryma nuk ndalet dhe fabrika mbetet pa prodhim. Andaj tha këtë javë kanë punuar vetëm 2 ditë si shkas i këtij problemi dhe se janë duke punuar pa fitim.
Pronari i Art Aluminium përmendi edhe problemet me TVSH në doganë duke e cilësuar si pengesë të madhe për eksport ngaqë po i humbin blerësit nga vendet e huaja, si rastin me bashkëpunëtorin gjerman që i është dashur ta ndërpers kontratën pasi që me vendet e tjera tregtojnë lirshëm pa TVSH, ai me këtë rast u shpreh i penduar që ka investuar në Kosovë.
Në fund të takimit kryetari i OAK-së, Skender Krasniqi tha se janë duke i vizituar bizneset dhe problemet janë të jashtëzakonshme por do të vazhdojmë të kërkojomë prej qeverisë të shqyrtoj çdo rast sepse e vetmja mënyrë për të rritur punësimin dhe buxhetin e Qeverisë së Kosovës është që ligjet të jenë në përputhshmëri me kërkesat dhe nevojat e bizneseve.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...