Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka thënë se ai pret që vizita e Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak t’ia kujtojë Prishtinës detyrimet e nënshkruara në Bruksel, të cilat tha se nuk janë përmbushur deri më sot, transmeton arbresh.info.
Simiq deklaroi për TVMOST se “së bashku me Prishtinën, Bashkimi Evropian ka pjesën e tij të përgjegjësisë për faktin se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk është krijuar për gati tetë vjet që nga nënshkrimi i marrëveshjes”.
“Unë pres nga vizita e Lajçak t’ia kujtojë Prishtinës detyrimet që ata morën përsipër duke nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit, të cilat ende nuk janë përmbushur sot. Së pari, dua të them formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, tha Simiq.
Siç është paralajmëruar, Lajcak vjen sot në Prishtinë dhe pritet të qëndrojë në Kosovë deri më 3 mars. Pastaj ai do të qëndrojë në Beograd më 3 dhe 4 mars./arbresh.info/
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...