Google ADS

Ëndrra për një jetë në familje/ Rrëfimet e personave që trajtohen në Qendrën Rehabilituese në Shtime

15:03 | 4 Maj 2024
E.K

Disa nga ta e kanë të domosdoshëm trajtimin këtu, por disa fati dhe mungesa e interesimit të familjarëve të tyre për tu kujdesur për ta, ka bërë që të përfundojnë këtu.

Bëhet fjalë për 60 personat që po trajtohen në Qendrën Rehabilituese në Shtime, e të cilët kanë diagnozë të çrregullimit psikiatrik, të tipit të skizofrenisë.

Agimi, por edhe Nailja, që të dy emra të vendosur nga redaksia për ruajtjen e identitetit të tyre, me një përkujdesje të vogël do të mund të jetonin edhe në komunitet, jashtë kësaj qendre. Por, mosinteresimi i familjeve të tyre për ta, ka bërë që ata të përfundojnë këtu.

Agimi ka tre vjet që po trajtohet këtu dhe beson se qëndrimi i tij në Qendrën Rehabilituese në Shtime do jetë i përkohshëm, gjë kjo e cila e lumturon atë pa masë.

Duke marr parasysh faktin se dëshira e tij e vetme është të dal nga kjo qendër, drejtori i qendrës, i ka premtuar se dëshira e tij do realizohet kur të rregullohet koha, gjë që sigurisht nuk ndërlidhet aspak me motin.

Ai, na tregon se si kalon me personat tjerë që janë të po qëndrojnë këtu, ushqimin dhe trajtimin që marrin nga mjekët.

“Mirë kalojmë në këtë qendër, dalim pak shëtisim, shikojmë filma, blejmë duhan. Mirë sillen stafi me mjek me krejt. Që tri vite jemi këtu deri të nxehet koha pastaj drejtori ka thënë që ju liroj. Ushqimi është në rregull mirë është. Me kolegët e kalojë mirë”, shprehet ai.

Por, ndryshe nga Agimi, Nailja, një tjetër paciente, e cila gjithashtu ka tre vjet që po trajtohet në këtë qendër, duket se nuk e ka shumë problem qëndrimin këtu, pasi ka gjetur dy shoqe me të cilat kalon kohën e saj.

Ajo, përveç që shoqërohet me shoqet e saj, një pjesë të kohës tregon se e kalon duke shikuar televizor.

Thotë se më herët ka lexuar edhe libra, por në mungesë të tyre, tash shikon filma.

“Këtë qendër deri tash e kam kaluar shumë bukur. Infermierët gjithmonë janë kujdesën dhe janë duke u kujdes . Me kolegët e kalojë shumë bukur, këtu i kam dy shoqe. Përpara kam lexuar libra, por tash nuk i kam marr me vete, vetëm po shikoj filma”, shprehet ajo./Arbresh.info/ Edona Krasniqi/

 

LEXO EDHE:

“Të punosh këtu s’është aspak e lehtë, jam sulmuar edhe fizikisht”/ Sfidat e stafit në Qendrën Rehabilituese në Shtime

“A po na merr me vete”/ Reportazh nga Qendra Rehabilituese në Shtime

Të ngjashme