Presidenti amerikan, Donald Trump ka caktuar ish emisarin e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi si i dërguar i Shteteve të Bashkuara për misione të veçanta.
Këtij lajm e ka mirë pritur Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit, Hashim Thaçi.
Në Instastory, Thaçi ka shpërndarë një fotografi të ish-presidentit me Grenellin teksa ka shkruar se bota ka nevojë për misionet speciale të SHBA-së
“Bota ka nevojë për misionet speciale të SHBA-së për paqen, demokracinë, drejtësinë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar”, ka shkruar ai.
Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka katër vjet që po mbahet në Hagë duke u gjykuar për krime lufte.
Vet Grenell lidhur me këtë ishte shprehur se Thaçi duhet të lirohet sa më shpejt nga aty, pasi që po i bëhet padrejtësi./Arbresh.info
Përfshihet nga zjarri një banesë në Sarandë
Peja prezanton trajnerin e ri
Nikaj zgjedhet Sekretar i Rrjetit të Partive Liberale të Evr...
Nedim Bajrami shënon gol në finale të Kupës me Rangersin
Driloni shkakton të qeshura me leximin, i reagon Xuxi
SBASHK-u thotë se pas protestave nuk përjashton as grevat e ...