Endrit Thaçi mbështet marshin “Liria ka emër”

10:56 | 30 Mars 2023
K.B

Djali i ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endriti do të jetë pjesë e marshit të paralajmëruar nga iniciativa “Liria ka emër” më 2 prill, e diel.

Kështu ka bërë të ditur ai përmes një fotografie të ndarë në rrjetin e tij social në “Instagram”.

Qytetarë të shumtë po i japin përkrahje marshit të organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, në shenjë solidarizimi me ish-krerët e UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë.

Deri më tani ky marsh ka marrë mbështetje të madhe edhe nga disa parti politike, shoqëria civile, shoqata dhe organizata të ndryshme e disa oda ekonomike./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme