Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, në një intervistë ka folur për protestat e vitit 2007 dhe ngjarjet që kishin ndodhur atë kohë.
Zyba ka thënë se protestat e organizuara dhe aktivizimi i atëhershëm kishte përshpejtuar procesin e shpalljes së Pavarësisë, derisa ka thënë se Deklarata e shpalljes së Pavarësisë është lexuar nga personi joadekuat, duke aluduar në Hashim Thaçin.
“Disa prej detaje janë shumë të rëndësishme. Akti, Deklarata e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nuk është bërë nga njeriu më kompetent. Jemi vend parlamentar. Nuk është bërë nga as kryeparlamentari, as nga presidenti. E kam fjalë nga kush është lexuar nga kush është deklaruar”, ka thënë Zyba në ATV.
Ndaj një deklarate të tillë përmes një videoje, ka reaguar djali i ish-presidentit Thaçi, Endriti.
Ai në llogarinë e tij në “instagram” ka publikuar një video nga momenti i shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës në Kuvend.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...