Ministri i Tregtisë, Endrit Shala në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës ka kërkuar mbështetje financiare për dy prodhues kosovarë.
Shala ka kërkuar që këta prodhues të ndihmohen me 250 mijë euro, shkruan Arbresh.info.
“Ne kërkojmë që të shfrytëzoni mundësitë buxhetore për përkrahje financiare për subjektin përpunimit të drurit përkatësisht peletit, Euromax në Pejë me 200 mijë euro dhe subjektin në fushën e veshmbathjeve, Sankos me vlerë 50 mijë euro”, ka thënë Shala.
Ai po ashtu ka shtuar se dy prodhuesit kanë pësuar dëme te konsiderueshme nga zjarri dhe nga vërshimet.
Ndërsa ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se kjo kërkesë do të trajtohet ditëve të vijim dhe në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë do të vinë me një propozim./Arbresh.info/
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...