Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD, Endrit Shala, ka thënë se Nisma ka kaluar pragun zgjedhor dhe ka akuzuar KQZ’në se po hesht para “krimit” që po bëhet me votat nga Serbia.
“KQZ po hesht para krimit që po bëhet, duke tentuar që disa zarfe të Vuçiqit t’i shndrrojë në vota!!! Për të gjithë ata që kanë pasur dyshime, më lejoni të ju konfirmoj edhe njëherë se NISMA Socialdemokrate e ka kaluar pragun zgjedhor.Deri tani ka 5,5%, të votave dhe këtë fakt e vullnet të qytetarëve nuk mund ta ndryshojë më askush, madje as KQZ-ja, e cila duke mos vepruar në përputhje me ligjin po rrezikon prishjen e procesit zgjedhor, duke tentuar t’i pranojë si të rregullta disa zarfa me kinse vota brenda, e të cilat erdhën me paketa nga Serbia, dhe të cilat u vendosën në një postë të Prishtinës, prandaj KQZ po bën shkelje ligjore”, ka shkruar Shala në faqen e tij në Facebook.
“Të gjithë e dimë se ato vota janë sjellë me makinë e më pas janë futur në një postë, dhe mbyllja e syve kundër një veprimi të tillë anti ligjor është krejtësisht jo parimor. Kjo gjë është e jashtëligjshme dhe këtë gjë e di edhe vetë KQZ. Tentimi për ta lejuar një shkelje të tillë, duke u munduar ta dëmtojnë posaçërisht Nismën Socialdemokrate dhe koalicionin tonë, ta dëmtojnë vullnetin e mbi 40 mijë qytetarëve të Kosovës, është i papranueshëm. Ne ishim dëshimtarë edhe të problemeve shëndetësore që pësuan mbi 20 punëtorë të KQZ-së si shkak i këtyre votave. Mos reagimi i KQZ-së për këtë është shqetësuese, ndërsa tentimi për t’i vlerësuar si të rregullta këto vota është alarmuese. Vullneti i qytetarëve as nuk mundet e as nuk guxon të ndryshohet. Koha është që KQZ të dal publikisht dhe ta ndalojë këtë veprim skandaloz e të pa pranueshëm!”, shtoi ai.
Edhe kandidati për kryeministër nga ky koalicion ka pasur një deklaratë të njëjtë sot, e cila pastaj është përkrahur nga Behgjet Pacolli.
Ndryshe sot ka filluar verifikimi i zarfeve me vota të ardhura nga Serbia prej të cilave dyshohet se janë helmuar disa vëzhgues.
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...