Endrit Shala nga Nisma ka thënë se ndjehet i nderuar me nominimin e tij si kandidat për deputet nga koalicioni Nisma-AKR-PD.
Ai tha se një gjë e tillë është përgjegjësi e madhe dhe se do të angazhohet me ndershmëri dhe përgjegjësinë më të lartë ta kryejë punën si deputet, pas zgjedhjeve të 6 tetorit.
“Përpos që do t’i mbrojë interesat e qytetarëve, ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit të vendit tonë, do të jem zë i fuqishëm në Kuvend për mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe forcimin e shtetit të Kosovës. Unë do të vazhdoj të jem zë i prodhuesve, përpunuesve, punëtorëve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës. Kosova, nuk ka rrugë tjetër pos anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Andaj, besimin që do t’ia jepni Koalicionit NISMA-AKR-PD dhe mua si deputet, më 6 tetor, Ju, qytetarë të nderuar të vendit tim, do t’ua kthejë me punë, përkushtim e përfaqësim dinjitoz dhe me forcimin e shtetit” ka shkruar Shala në Facebook.
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024