Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala, ka reaguar ndaj nënkryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, i cili sot ka deklaruar se “Nisma u ndihmua të futet në Kuvend që të dëmtohet VV’ja”.
Nisma është mobilizuar me gjithë sistemin vetëm që të arrijë kalimin e pragut, ka thënë Konjufca, duke shtuar se “këtu nuk bën të përjashtohet edhe korrupsioni dhe paratë”.
Këto deklarata e kanë nxitur Shalën që t’i hedhë poshtë fjalët e Konjufcës si të pavërteta.
Shala ka akuzuar Vetëvendosjen se ka kërcënuar gjyqtarët që të hidhnin poshtë ankesat e Nismës për votat e ardhura nga Serbia.
“Gënjeshtra mbetet gënjeshtër edhe kur ajo përsëritet me mijëra herë! Kohërat kur përmes përsëritjes gënjeshtra shndërrohej në të vërtetë kanë kaluar!”, ka deklaruar Shala në Facebook.
“E vërteta është krejt ndryshe nga ajo që thotë Konjufca i VV-së. Në fakt nuk është lënë gurë pa lëvizur, deri edhe me kërcënim të gjyqtarëve që mandatet që populli ia dha NISMA-së t’ia mundësojnë VV-së t’i grabisë! #grabitjanukkaloi!”, ka shkruar ai.
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...