Kanë kaluar më shumë se katër orë që kur Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është paraqitur në Zyrën e Prokurorit të Specializuar pranë Dhomave të Specializuara në Hagë për tu intervistuar.
Mirëpo, ende nuk dihet se kur do të përfundoj intervistimi i tij.
Megjithatë, ndryshe nga një ditë më parë, sot Thaçi nuk dha asnjë deklaratë para se të hyjë për intervistim.
Gjatë ditës së djeshme presidenti Thaçi ishte intervistuar për orë të tëra, raporton arbresh.info.
Pas përfundimit të intervistimit, ai para mediave bëri të ditur se ishte pyetur më shumë rreth çështjeve teknike dhe UÇK-së, raporton arbresh.info.
Unë sot kam dëgjuar shkëmbimet e teknaliteteve të ndryshme mes avokatit tim dhe Prokurorëve, disa çështje sqaruese teknike, e në të njëjtën kohë ato fillestare të interesimit të prokurorëve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), kështu që intervistimi do të vazhdoj nesër”, ishte shprehur Thaçi.
Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ua ka paraqitur Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim nga Gjykata, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krime lufte, ndër të cilat vrasje, zhdukje e detyruar të personave, përndjekje dhe tortura.
Prokurori i Specializuar pretendon se Thaçi, Veseli dhe të dyshuarit e tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje. Krimet e paraqitura në aktakuzë përfshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës, si dhe kundërshtarë politikë.
Në një deklaratë për shtyp, Prokurori i Specializuar kishte thënë se aktakuza është vetëm një padi penale e cila është rezultat i një hetimi të gjatë dhe dëshmon vendosmërinë se mund t’i provojë të gjitha akuzat jashtë dyshimit të arsyeshëm.
Prokurori i Specializuar e kishte vlerësuar të domosdoshme nxjerrjen e njoftimit publik për akuzat për shkak të, siç thuhet, përpjekjeve të përsëritura të Thaçit dhe Veselit për pengimin dhe sabotimin e punës së Dhomave të Specializuara./arbresh.info/
LEXO EDHE:
Presidenti Thaçi, tregon për çfarë u pyet nga prokurorët e Dhomave të Specializuara
Ministri i Drejtësisë thotë se Shkupi do të vazhdojë t’i zba...
Dy klube kosovare reagojnë ashpër ndaj gjyqtarëve
Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot...
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut
Kurti pret në takim kryetarin e komunës gjermane Arianit Bes...
Kosova me Ambasadë në Kolumbi, Osmani: Punë të mira na presi...