Politikanët serbë ka ditë të tëra që janë deklaruar se zgjedhjet presidenciale serbe do të mbahen edhe në Kosovë. Por për një gjë të tillë, të heshtur kanë qëndruar qeveritarët e vendit.
Zgjedhjet në fjalë do të mbahen në fundjavë, kurse përpos në Serbi, këto zgjedhje pritet të zhvillohen edhe në Kosovë, aty ku ka banorë të komunitetit serb.
Të kontaktuar nga Indeksonline, Zyra për Informim e OSBE-së tashmë ka theksuar se janë duke vazhduar konsultat për një gjë të tillë.
“Konsultat po vazhdojnë. Për çdo detaj do të informoheni me kohë”, është thënë në përgjigjen e kësaj zyre.
Por ndër të tjerash sipas tyre në aspektin teknik, Misioni është i përgatitur që të ndërmarrë operacionin e grumbullimit të votave, për t’iu mundësuar personave me të drejtë vote, qasje në zgjedhje.
Zgjedhjet presidenciale serbe do të mbahen me 2 prill ditën e diele të kësaj jave, që i bie se vendimi për këtë gjë tashmë do të ishte zyrtarë.
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...