Prokurori i Specializuar nuk ka ngritur ende aktakuzë për rastin e Nasim Haradinajt e Hysni Gucatit të cilët aktualisht konsiderohen si të dyshuar.
Është në dorën e gjykatësit, Nikola Giju, vendimi se çfarë përgjigje do t’iu kthehet palës mbrojtëse të Nasim Haradinaj e Hysni Gucatit lidhur me mocionin për hedhjen poshtë të akuzave dhe lirimin e të dyshuarve.
Mbrojtësi i dy të dyshuarve, në seancën e fundit ka ngritur mocione përmes së cilit ka kërkuar të lirohen dy të dyshuarit, që aktualisht ndodhën në Hagë.
Por, gjykatësi ende nuk ka një vendim për këtë mocion.
Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Angela Griep, ka thënë për portalin arbresh.info se i takon gjykatësit që të vendosë për këto mocione.
“Në të dy seancat, mbrojtësi ka ngritur mocione, duke përfshirë atë për hedhjen poshtë të akuzave dhe lirimin e të dyshuarave. Gjykatësi kërkoi nga prokuroria që të paraqesë përgjigjen e tyre ndaj këtyre mocioneve. Tani i takon gjykatësit që të vendosë për këto mocione”, tha ajo.
Griep, tha se gjatë këtyre seancave, gjykatësi kërkoi nga Prokuroria që të jepte ndonjë indikacion për hapat e ardhshëm procedural.
“Përfshirë edhe atë se kur planifikon të ngrejë aktakuza prokurori, duke pasur parasysh se gjykatësi pret që procesi gjyqësor të jetë i drejtë dhe i shpejtë”, thotë ajo në përgjigjen për portalin arbresh.info.
Nasim Haradinaj kishte paraqitjen e tij të parë si i dyshuar para gjykatësit të vetëm, më 29 shtator 2020, dhe Hysni Gucati kishte paraqitjen e tij të parë si i dyshuar, më 1 tetor 2020.
Në të dy këto seanca gjykatësi u sigurua që të dyshuarit i kanë kuptuar të drejtat e tyre dhe se këto të drejta po respektohen, përfshirë edhe të drejtën për mbrojtës.
Për Hysni Gucatin e Nasim Haradinaj ekziston dyshim se që të dy kanë përgjegjësi për veprat penale të orvatjes për frikësim, hakmarrjes dhe shkeljes së fshehtësisë së procedurës, përkatësisht sipas neneve 387, 388 dhe 392 të Kodit Penal të Kosovës.
Konkretisht, ata mbajtën tri konferenca për shtyp në Prishtinë, në datat 7, 16 dhe 22 shtator 2020, ku pretendohet se shpërndanë ose ndryshe u vunë në dispozicion mediave informacione dhe dokumente konfidenciale dhe jopublike që kanë lidhje me punën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, ndër të tjera, emrat dhe të dhënat personale të dëshmitarëve (të mundshëm)./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...