Tanimë është bërë e ditur se rastin për të akuzuarit për manipulimet me listat e fryra të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do ta gjykojë gjyqtarja, Nushe Kukaj-Mekaj, e cila është gruaja e djalit të axhës së Sali Mekajt, ish kryetar i Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës së Qarkut në Pejë.
Ndërsa për datën se kur do të fillojë gjykimi, Indeksonline ka kontaktuar zëdhënësen e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashin, për të mësuar nëse është vendosur, mirëpo ajo ka thënë se është ende herët të flitet për këtë.
“Tani është vendosur vetëm gjyqtarja që do ta gjykojë rastin e veteranëve. Ende nuk është vendosur data se kur do të fillojë gjykimi, për këtë është ende herët pasi që aktakuza ka ardhur këtë të premte, për çdo vendim do të njoftohet me kohë opinioni”, ka thënë Gashi për Indeksonline.
Kujtojmë, se të premten Prokuroria e Kosovës respektivisht Specialja ka dërguar në Gjykatë aktakuzën ndaj 12 personave për manipulimet me listat e veteranëve.
Sipas aktakuzës, përfshihen emrat si, Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbi Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhja dhe Xhavit Jashari.
Së fundi, ish- prokurori special, Elez Blakaj ka reaguar lidhur me aktakuzën për të cilën e kishte përpiluar vet ai. Ky i fundit, ka deklaruar se aktakuza ka pësuar disa ndryshime dhe e njëjta është plotësuar. Sipas tij, janë rreth dy mijë persona më shumë që janë seleksionuar si përfitues të statusit të veteranit luftëtar në kundërshtim me kriteret e ligjit për veteranët dhe se Blakaj ka thënë se për këta nuk merr asnjë përgjegjësi.
Kurse, sot Prokuroria e Shtetit ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm për media në të cilin theksohet se gjatë një viti e gjysmë sa kanë zgjatur hetimet për veteranët janë shqyrtuar mbi 80 mijë aplikacione.
Sipas Prokurorisë, rritja e numrit prej 19060 përfituesve në 20238 është bërë nga të dhënat e siguruara gjatë fazës së hetimeve, të cilat gjenden në CD3 dhe 4.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...