Këshilltari Politik i presidentit të Kosovës, Ardian Arifaj, ka bërë të ditur se ende nuk ka datë se kur do të jetë seanca për konstituimin e kuvendit.
“Jo ende nuk ka një datë të caktuar se kur do të mbahet seanca”, tha Arifaj për Info Magazine
Arifaj tha se rezultati i zgjedhjeve është certifikuar vetëm para pak ditësh dhe afati kohor brenda të cilit duhet të mblidhet seanca e parë është një afat prej 30 ditësh, dhe se ata ende janë brenda kufijve kohorë dhe ligjor.
“Jemi ende në fillim të këtij afati”, shtoi ai.
“Pra janë 30 ditë brenda të cilave presidenti duhet ta bëjë mbledhje e parë konstituive”.
“Vetëm pas konstituimit të kuvendit, koalicioni apo partia që i ka fituar zgjedhjet e propozon mandatarin e pastaj presidenti e jep mandatin për themelimin e qeverisë”.
“Nuk ka ende asnjë vendim, asnjë datë, jemi ende brenda kufijve kohorë të përcaktuara me kushtetutë”, shtoi ai.
Arifaj tha se presidenti do të veprojë brenda këtij afati.
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë