Përkundër se është paraparë të fillojë në orën 10:00 seanca e jashtëzakonshme për mocionin e opozitës dhe disa deputetëve të koalicionit, ende nuk ka filluar.
Arbresh.info raporton se aty kanë shkuar deri më tani vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët bashkë me ata të NISMA për Kosovë dhe AAK-në kanë shprehur bindjen se me këtë mocion do të bie edhe Qeveria.
Qeveria e Kosovës mund të procedojë sot për ratifikim në Kuvendin e Kosovës Marrëveshjen që përcakton kufirin me Malin e Zi pas seancës për mocionin e opozitës për mosbesim ndaj qeverisë së Isa Mustafës.
Kështu ka thënë për arbresh.info, Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit Mustafa, pas interesimit të arbresh.info nëse sot do të përcillet demarkacioni.
Edhe vetë kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, ishte shprehur ditë më parë se koalicionin aktual nuk mund ta rrëzojë opozita.
Strukturat më të larta të Partisë Demokratike të Kosovës janë takuar në mëngjesin e hershëm për të diskutuar rrethanat politike.
Strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës janë takuar një ditë më parë edhe me ambasadorin amerikan, Greg Delaëie, dhe shefen e BE në Kosovës, Nataliya Apostolova.
Në orët e mbrëmjes të së martës, Veseli ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Hoyt Brian Yee, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Republikën e Kosovës.
Duket se nuk do të ndodhë ajo që është dakorduar me të se “ka diskutuar me diplomatin amerikan Hoyt Yee edhe për kërkesën e qartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që Qeveria dhe Kuvendi të procedojnë me demarkacionin nesër (e mërkure) para mocionit të mosbesimit të qeverisë.”
Paralajmërimi i Veselit ishte se në rast të mos procedimit të demarkacionit para mocionit ndaj qeverisë, duhet të lëvizet përpara në rrugëzgjidhje tjera./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?