Google ADS

Ende nuk është gjetur personi që dyshohet të ketë rënë në Liqenin e Livoqit

10:01 | 3 Shkurt 2019
Arbresh.info

Arbresh.info mbrëmë ka raportuar se një person se dyshohet të ketë renë në Liqenin e Livoqit në Komunën e Gjilanit.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Gjilanit ka thënë se kanë marrë informacionin se mbrëmë rreth orës 18:00.

“Policia e Kosovës mbrëmë rreth orës 18:00 keni marrë informacion se një person mund të jetë hedhur në Liqenin e Livoqit në Komunën e Gjilanit, ndërsa për shkak të kushteve ende nuk ka asnjë të re”, ka thënë ai.

Hashani ka shtuar gjithashtu se kërkimet janë duke vazhduar.

“Ekipet e zhytësve të FSK-së kanë vazhduar kërkimet edhe sot deri tani nuk është gjet”, ka përfunduar Hashani./Arbresh.info/

 

Lexo edhe: Dyshohet për një person të vetëvrarë, policia po kërkon në liqenin e Livoqit në Gjilan

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme