Emrat më të gjatë dhe më të shkurtër

21:28 | 31 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka përpiluar një raport për emrat dhe mbiemrat në Kosovë, përgjatë viteve 2001 deri më 2017.

Bazuar në të dhënat e disponueshme, në Kosove janë gjithsej 68,122 emra.

Emri më i gjatë (me më së shumti shkronja) në Kosovë ishte Ismailqemail dhe Mirandolinda me gjithsej 12 shkronja. Ndërkaq, emrat më të shkurtër kanë qenë Ad dhe Al.

Sipas alfabetit me shkronjën A kishte më së shumti emra gjithsej 8,026 emra, ndërsa më së paku emra kishte emra që fillonin me shkronjën C gjithsej 407 emra. /Insajder

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme