Enti i Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat për lindjet në Kosovë gjatë 2019-së. Këto të dhëna tregojnë se gjatë 2019 ka pasur 21 899 lindje që kanë ndodhur në Kosovë, prej tyre 21.798 të gjalla.
Enti njofton se 4.364 lindje janë regjistruar që kanë ndodhur jashtë Kosovës.
Emri më i shpeshtë për vitin 2019 për vajza ishte emri Alea (131) dhe Ajla (129). Ndërsa, për djem emri më i shpeshtë ishte emri Amar (132) dhe Ajan (129) etj.
“Koeficienti i vitalitetit është 2.3 (raporti ndërmjet lindjeve të gjalla dhe vdekjeve). Koeficienti i maskulinitetit ishte 110.6. Koeficienti i lindjeve të vdekura (shkalla e të lindurve të vdekur) në 1000 të lindur ishte 4.6 promil (Lindjet në Kosovë). Në institucione mjekësore kanë ndodhur 99.9% lindje, ndërsa pjesa tjetër ka ndodhur në vend tjetër”, thuhet në njoftim.
Numri më i madh i nënave, që kanë lindur fëmijë, është i grup-moshave: 25-29 vjeçare me 35.5%; grup-moshat 30-34 vjeçare me 26.7%; grup-moshat 20-24 vjeçare me 18.6%; dhe grup-moshat e tjera përbëjnë 19.1%, të numrit të përgjithshëm të lindjeve.
Mosha mesatare e femrave që kanë lindur fëmijë në vitin 2019 ishte 29 vjeçe.
Fëmijën e parë e kanë lindur 37.6% e nënave; 32.2% e nënave kanë lindur fëmijën e dytë; dhe 19.8% e nënave kanë lindur fëmijën e tyre të tretë, e kështu me radhë.
Sipas peshës së fëmijës së lindur, në institucione shëndetësore, numri më i madh i foshnjave ishte me peshë: 3 000 – 3 499 gr., ose 37.0%; 3 500 – 3 999 gr., ose 30.6%; 2 500 – 2 999 gr., ose 12.5%; etj.
Ndërkaq, foshnjat e lindura gjallë, me peshë më të vogël se 1000 gr. përbëjnë vetëm 0.2%.
Për fëmijët e lindur jashtë institucionit mjekësor, sipas metodologjisë së hulumtimit nuk kërkohen të dhënat për peshën e tyre.
Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë nënat me: shkollë të mesme me 41.2%; shkollë të lartë dhe me fakultet marrin pjesë me 29.4%; shkollë fillore me 22.1% etj.
Shtatë nëna lindën treneq dhe 297 nëna kanë lindur bineq.
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...