Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt, të 22-tën me radhë, në të cilën ka miratuar vendimin për t’i propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidatët për drejtorë të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Propozimi mbështetet në përgjegjësitë dhe obligimet kushtetuese të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në Ligjin për Agjencinë Kosovare të Privatizimit.
Kryeministri Kurti gjatë propozimit të këtij vendimi ka thënë se në Programin qeverisës është paraqitur edhe ndryshim rrënjësor i statusit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
“Është tashmë fakt i njohur se jo vetëm procesi i privatizimit ka paraqitur problem në shumë nivele: Së pari në qasje e në koncept, së dyti, në mënyrën se si është vepruar e manipuluar me jo pak raste, që janë vërejtur nga vendimet ndër vite të Agjencisë dhe të cilat janë paraqitur gjatë punës së komisioneve hetimore parlamentare.
Gjithashtu, në qershorin e vitit 2012, edhe kreu i kësaj agjencie, siç e dimë të gjithë, pati përjetuar një vdekje të dhunshme dhe duke marrë lëndime të shumta me thikë. Në përputhje me përgjegjësitë tona kushtetuese e ligjore, po i propozojmë sot, Kuvendit të Republikës së Kosovës Bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Presim që bordi i ri të marrë masat për të ndaluar proceset, që tashmë ne si Qeveri i kemi paraprirë, duke kërkuar ndaljen e tyre”, tha kryeministri Kurti, thuhet në komunikatën e Qeverisë.
Në këtë mbledhje të qeverisë u propozua për shqyrtim dhe miratim propozim- vendimi për t’i propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidatët për drejtorë të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit si në vijim:
1. Nazmi Mikullovci;
2. Syzana Dautaj-Surdulli;
3. Mentor Hyseni;
4. Vjollca Jashari;
5. Violeta Arifi – Krasniqi;
6. Xhevdet Neziraj;
7. Halim Muçolli;
8. Avni Ajdini.
Kryeministri tha se në këtë rast janë përfillur të gjitha kriteret ligjore e të tjera që janë të nevojshme për propozimin.
“Ky do të jetë bordi i fundit i AKP-së, i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, në mënyrë që të hapim një etapë zhvillimore në Republikën e Kosovës, drejt Fondit Sovran, Agjencisë e Bankës Zhvillimore. Në këtë mënyrë tjetërsimet abuzive që janë bërë në të kaluarën, duke përfshirë aty edhe vdekjen enigmatike të ish-kreut të AKP-së, të jenë një periudhë që e tejkalon Kosova e pavarur, si shtet demokratik e që synon progres ekonomik për të gjithë pa përjashtuar asnjeri”, tha kryeministri Kurti.
Pas aprovimit, ky propozim vendim bashkë me biografitë e kandidatëve të propozuar i procedohen Kuvendit të Republikës së Kosovës për shqyrtim dhe për miratim./arbresh.info/
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...