Google ADS

Emrat e profesorëve dhe asistentëve që gjenden në listat e partive politike

13:17 | 2 Tetor 2019
M. A.

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA)  ka paraqitur emrat e profesorëve dhe asistentëve që gjenden në listat e partive politike, si kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 6 tetorit, shkruan arbresh.info.

PDK dhe LDK, janë partitë që prijnë me numrin më të madh të kandidatëve për deputetë, e që të njëjtit janë të angazhuar si asistentë dhe profesorë në universitetet publike.

Gramos Buqinca zëvendës drejtor i ORCA-s, tha se në prag të zgjedhjeve kanë kryer një hulumtim, i cili tregon lidhjen në mes të problemeve në arsim me procesin zgjedhor.

Sipas tij, puna si profesor apo asistent kërkon përkushtim të plotë, dhe orar prej tetë orësh, për çka sipas tij është edhe e pamundur që dikush të kryejë këtë punë mirë, kur të njëjtit kanë angazhim si deputet i Kuvendit të Kosovës.

“PDK ka 11 kandidatë, LDK ka 11 kandidatë, AAK-PSD 8 kandidatë, VV 5 kandidatë që punojnë si profesorë apo asistentë në universitete publike. Ky numër i madh kandidatësh prej 35 vetash që punojnë si profesorë dhe asistentë në universitete publike, është shqetësues për neve për 3 arsye”, ka thënë ai.

Buçinca tutje tha se ORCA ka dy kërkesa nga këta kandidatët për deputet dhe partitë politike në garë, duke shtuar se u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i mbajnë përgjegjëse partitë për këtë çështje.

“Më e pakta që ato mund të bëjnë tash në prag të zgjedhjeve është: T’i bëjnë kandidatët e tyre të deklarohen se në rast se fitojnë ata do të tërhiqen nga puna në arsim. Partitë duhet të deklarohen në këto zgjedhje se a do ta ndryshojnë ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit, ashtu që të mos u lejohet më asistentëve dhe profesorëve të jenë edhe deputetë e zyrtarë të tjerë shtetëror”, përfundoi ai. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme