Komisioni i Posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese ka mbajtur takim.
Komisioni konstatoi se të 10 të nominuarit i plotësojnë kushtet formale juridike për të qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese, thuhet në komunikatën për media.
Komisioni i Posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, shqyrtoi sot aplikacionet e kandidatëve për pozitën e një anëtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Në këtë takim, të kryesuar nga Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës, u bë vlerësimi i përmbushjes së kritereve të kandidatëve, të përcaktuara me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
“Komisioni konstatoi se 10 të nominuarit: Shqipdon Fazliu, Emrush Kastrati, Shkëmb Manaj, Besfort Rrecaj, Makfirete Krasniqi, Vigan Qorrolli, Ramë Hyseni, Hashim Çollaku, Shqipe Ibraj-Mala dhe Nexhmi Rexhepi, i plotësojnë kushtet formalo-juridike për të qenë gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftim.
Në bazë të planit të veprimit, Komisioni vendosi që testi me shkrim i të nominuarve të mbahet me 4 dhjetor 2017, ndërsa intervistimi me gojë do të bëhet më datën 11 dhjetor 2017./arbresh.info/
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...
Kështu e festojnë 28 nëntorin mërgimtaret në Gjermani
Sekretari Blinken uron Shqipërinë
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, d...
FSK bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz
Gjykimi në Hagë – Rexhep Selimi me kollare të kuqe e emblemë...