Tre shtetas nga Shqipëria kanë vrarë me armë zjarri policin e Malit të Zi, Millutin Lekoviq.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në Igalo në afërsi të qytetit Herceg Novi rreth 5 km larg kufirit kroat.
Ndërsa mësohet se tre shtetas që fillimisht nuk kanë pasur me vete dokumenta identifikues kanë deklaruar se janë nga Kosova.
Nga raporti i policisë malazeze mësohet se Luan Hasanaj 43 vjeç është autor i vrasjes së policit 41 vjeçar Millutin Lekoviq. Në momentin e ndalimit të tyre kanë qenë edhe dy shtetas tjerë nga Shqipëria Lulëzim Hasanaj 49 vjeç dhe Nure Hasanaj 67 vjeçe.
Në momentin e ndalimit këta shtetas, të cilët janë nënë dhe dy vëllezër, kanë deklaruar se nuk posedojnë me vete mjete identifikimi dhe se janë nga Kosova.
Nga të dhënat mësohet se shtetasi Luan Hasanaj është i kërkuar nga autoritetet shqiptare për “tentativë vrasje e kryer në bashkëpunim”.
Pasi ka qëlluar efektivin që mësohet se është pjesë e policisë kufitare të Malit të Zi, Luan Hasanaj së bashku me Lulëzim Hasanaj dhe Nure Hasanaj janë larguar ndërsa janë arrestuar pas një shkëmbimi zjarri me policinë malazeze teksat këta tre tentuan të kalonin në Kroaci në vendin e quajtuar Fusha e Sutorinit.
Gjithashtu mësohet se gjatë shkëmbimit të zjarrit është plagosur në dorë edhe shtetasi Luan Hasanaj.
Por siç shihet në fotot e mëposhtme, të publikuara nga mediat malazeze, ata shfaqen me shenja dhune në fytyrë.
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...