Google ADS

Emisari gjerman: Gjermania do ta përkrahte anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

20:07 | 3 Mars 2022
S D

I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka folur lidhur me mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, pas suspendimit të Rusisë nga kjo organizatë.

Për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës nevojitet të ketë një shumicë prej dy të tretash që do të votonin për.

“Gjermania e ka njohur Kosovën. Është e vetëkuptueshme që ne jemi në favor që shteti që ne njohim të përfaqësohet në organizatat ndërkombëtare”, tha Sarrazin, në një intervistë për Frankfurter Allgemeine Zeitung, të cilën e citon DW.

Ai shtoi se i takon Prishtinës të shqyrtojë nëse është koha e duhur për të aplikuar.

Duke folur për vendimin e Serbisë për të mos mbështetur sanksionet e BE-së kundër Rusisë, Sarrazin tha se kjo ishte një kohë e keqe për pavendosmëri.

“Unë supozoj se edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq e sheh se opsioni rus nuk është tërheqës”, tha Sarrazin transmeton Telegrafi.

“Marrja e një qëndrimi të qartë është në interesin serb. Ukraina po tregon se çfarë mund të ndodhë kur mbështeteni në premtimet ruse. Besoj se kjo është e qartë për të gjithë në Beograd. Është e rëndësishme që BE të formulojë qartë pritshmëritë që kemi nga Serbia”, tha politikani gjerman nga partia e “Të Gjelbërve”.

Sarrazin shtoi se besonte në hyrjen e ardhshme të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

“Ka një debat interesant midis ekspertëve nëse disa hapa mund të përshpejtohen në procesin e anëtarësimit dhe nëse duhet të bëhet një korsi për vozitje të shpejtë”, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme