Përfaqësuesi special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach nesër do të jetë në një vizitë zyrtare në Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur zyra për media nga Presidenca e Kosovës.
Gjatë vizitës së tij më Kosovë, Peach do të takohet me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan arbresh.info.
“Në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit, ndërsa më pas do të ketë komunikatë për media”, njofton Presidenca.
Peach para pak ditësh ka vizituar edhe Maqedoninë e Veriut, ku edhe ka takuar krerët shtetëror atje.
Javë më parë në Kosovë ka qëndruar zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Gabriel Escobar, njëherësh i dërguar i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. /arbreh.info/
Njoftimi i plotë
Agjenda mediale e Presidentes Osmani për nesër (10 shkurt 2022)
Në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.
Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit, ndërsa më pas do të ketë komunikatë për media.
Vendi: Kabineti i Presidentes;
P. S – Ju njoftojmë se duke filluar nga 13 shtator 2021, në të gjitha aktivitetet që organizohen nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, për të gjitha mediet e interesuara për t’i përcjellë ato, DUHET që në hyrje të objektit, të dëshmojnë se janë të vaksinuar me vaksinën kundër COVID19 në të kundërtën nuk do të lejohen të hyjnë brenda.
Gjithashtu, të gjithë gazetarët dhe kameramanët që hyjnë brenda duhet të kenë të vendosura maskat.
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...