Google ADS

Emiratet e Bashkuara Arabe pritet të investojnë në Spitalin e Vushtrrisë

15:47 | 12 Tetor 2021
Përparim Bublaku

U.d. Ministrja Gexha Bunjaku ka pritur në takim një delegacion nga Departamenti Shëndetësor i Emirateve të Bashkuara Arabe, me të cilët biseduan për mundësinë e investimeve në Spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri, por edhe projektet e tjera në mbështetje të sistemit shëndetësor të Republikës së Kosovës.

U.d. Ministrja Gexha Bunjaku vlerësoi lartë marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe bashkëpunimin e qëndrueshem, të dëshmuar tashmë me mbështetjen e vazhduar të Emirateve në realizimin e projekteve kyçe për kujdesin shëndetësor.

Ajo theksoi nevojat që ka sistemi shëndetësor për investime, me theks të veçantë investimet kapitale për avancimin e kujdesit dytësor dhe tretësor shëndetësor./arbresh.info/

Të ngjashme