Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë hequr vizat për qytetarët e Kosovës dhe tani mund të udhëtohet në shtetin arab vetëm me pasaportë.
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar në Facebook, duke e falënderuar Gani Jakupin.
“Faleminderit Gani Jakupi!”, shkruan deputetja, përcjell Arbresh.info
Jakupi njëherit është i angazhuar si konsulent i jashtëm për Ambasadën e Kosovës në Bruksel, i cili paguhet 7 mijë euro.
Ndryshe sot gjatë ditës presidentja e vendit, Vjosa Osmani njoftoi se Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë hequr vizat për qytetarët e Kosovës dhe tani mund të udhëtohet në shtetin arab vetëm me pasaportë.
Osmani tha se marrëveshja për heqjen e vizave mes Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara ishte arritur gjatë takimit të muajit të kaluar me presidentin Mohammed bin Zayed Al Nahyan dhe tashmë është nënshkruar.
“Falënderoj presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe për pranimin e propozimit tim për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Marrëveshja e arritur gjatë takimit tonë muajin e kaluar tashmë është nënshkruar, duke hapur rrugën për më shumë mundësi bashkëpunimi midis vendeve dhe qytetarëve tanë”, ka shkruar Osmani në “X”./Arbresh.info/
Mitsotakis telefonon Kryepeshkopin Joan, zbulohen detaje nga...
Thuram largohet nga grumbullimi i Francës
Moslejimi i Thaçit në varrimin e babait, Musliu-Shoshi: Ka a...
Musliu i reagon Speciales për Thaçin: Gjykatë e turpit, po a...
Komandanti i KFOR-it priti në takim Sorensenin, diskutuan pë...
“Ç’njerëzi”, Krasniqi reagon për moslejimi...