Google ADS

Emiratet e Bashkuara Arabe heqin vizat për qytetarët e Kosovës

09:19 | 11 Janar 2024
K.B

Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë hequr vizat për qytetarët e Kosovës dhe tani mund të udhëtohet në shtetin arab vetëm me pasaportë.

Lajmin e ka bër të ditur presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë ditës së sotme, raporton Arbresh.info.

Osmani tha se marrëveshja për heqjen e vizave mes Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara ishte arritur gjatë takimit të muajit të kaluar me presidentin Mohammed bin Zayed Al Nahyan dhe tashmë është nënshkruar.

“Falënderoj presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe për pranimin e propozimit tim për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Marrëveshja e arritur gjatë takimit tonë muajin e kaluar tashmë është nënshkruar, duke hapur rrugën për më shumë mundësi bashkëpunimi midis vendeve dhe qytetarëve tanë”, ka shkruar Osmani në “X”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme