Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, dhe Mirza As Saeg, shef i kabinetit të ministrit të Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe njëherësh edhe anëtar i Fondacionit Al Maktoum nga Dubai, kanë mbajtur konferencë për medie.
Me këtë rast Kryetari i Bashkësisë Islame, myftiu Naim Tërnava, tha se Emiratet e Bashkuara Arabe qëndruan përkrahë Kosovës që nga lufta e fundit.
“Njëherit edhe ushtarët e forcave të NATO-së, kanë marrë pjesë për dy vite, në qytetin e Vushtrrisë”, tha myftiu Tërnava, raporton arbresh.info.
Po ashtu muftiu Tërnava shtoi se EBA na kanë ndihmuar e sidomos në qytetin e Vushtrrisë kanë ndërtuar spitalin e parë.
“Po ashtu ishte i pari shtet që njohu pavarësinë e Kosovës”, tha myftiu Tërnava.
Me këtë rast e falënderoi sheikun Hamdann Bin Rashid, që ka ndihmuar në infrastrukturën e bashkësisë Islame, e nuk ishte arritur sipas Tërnavës ndihma, pa këtë mik Mirza As Sag, që e don shtetin e Kosovës.
Ndërsa, shefi i kabinetit të ministrisë së Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe, e njëherësh edhe anëtar i Fondacionit “Al Maktoum” nga Dubai, Mirza As Saeg, kosovarët i cilësoi si një popull mikpritës dhe dashamirës.
“Na bënë të ndihemi krenar e të vazhdojmë të punojmë në këtë vend”, tha Mirza As Saeg.
Po ashtu, Mirza As Saeg, gjatë qëndrimit të tij tre ditor me delegacionin e tij kishin vizituar edhe shumë komuna.
“Nga këto vizita kemi bërë që ne të kemi investime këtu e të kemi projekte në vazhdim”, deklaroi ai.
Mirza As Saeg, shtoi se marrëdhëniet e EBA me shtetin e Kosovës janë në vazhdimësi.
Ai shtoi se Emiratet e Bashkuara Arabe, i kanë dyfishuar fondacionet më shumë se sa vendet e tjera.
Në fund i kërkoi mediave që ta pasqyrojnë dhe ta transmetojnë realitetin faktik të këtij populli, e me këtë sy do ju sheh e gjithë bota./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1489259344555684/