Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.
Ministri Zayed Al Nahyan e informoi se Emiratet e Bashkuara Arabe do të dhurojnë 25 milionë dollarë për një spital të ri të fëmijëve në Kosovë.
Tutje Kurti shprehu mirënjohjen për këtë kontribut, që do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e shumë fëmijëve në Republikën e Kosovës.
Gjithashtu u bisedua edhe për avancimin dhe forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe./Arbresh.info/
Modric hynë në histori të Real Madridit, bëhet lojtari më i ...
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...