Analistja Donika Emini në ka thënë se edhe nëse arrihet ndonjë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë do të duhet kohë që ajo të implementohet.
“Ne edhe në të kaluarën kemi nënshkruar marrëveshje por që të njëjtat kanë qenë vështirë të implementueshme. Pajtohem që në Uashington nuk shkohet për të negociuar por për të nënshkruar, por atje nuk besoj që do të nënshkruhet një marrëveshje finale pasi Vuçiqi nuk ka dhënë indikacione se do të pranojë ndonjë marrëveshje”, tha ajo Debat Plus, përcjell Telegrafi.
Analistja thotë se çështjet ekonomike janë transferuar në SHBA ndërsa ato politike mes Kosovës dhe Serbisë kanë mbetur në Bruksel.
Emini thotë se duhet pasur parasysh se Ballkani nuk mund të jetë më problematikë se Lindja e Mesme.
“Me 13 gusht Trump e arriti një sukses në arritjen e paqes mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe”.
Analistja thotë se edhe nëse Kosova nënshkruan ndonjë marrëveshje ekonomike me Serbinë duhet të kemi kujdes pasi sipas saj kjo e fundit ka ekonomi shumë më të fortë se ne dhe jo gjithçka do të jetë në interesin tonë.
Emini thotë se ka marrëveshje që vet Thaçi e Vuçiq i kanë shtyrë në mënyrë që sipas saj ata të zgjasin jetën e tyre politike në pushtet.
Analistja thotë se pa unitet të brendshëm politik vështirë se mund të ketë marrëveshje.
“Pa gjithpërfshirje dhe pa unitet të brendshëm politik nuk ka marrëveshje. Pa partinë fituese të zgjedhjeve nuk e di si mund të shtyhet përpara një marrëveshje”, deklaroi ndër të tjera Donika Emini.
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës