Analistja Donika Emini thotë se tetori do të jetë shumë i rëndësishëm për Kosovën në raport me liberalizimin e vizave.
Emini në “Debat Plus ka thënë se dialogu që nga viti 2014 është përdorur nga partitë për të shkaktuar kriza politike.
“Kjo gjë po shihet edhe tash, në raportet që ka zoti Haradinaj në raport me zotin Hoti”, tha ai, përcjell Telegrafi. Analistja thotë se në Bruksel janë duke ndodhur shumë më tepër procese se që kanë ndodhur në SHBA.
“Ka mbështetje edhe nga Brukseli që pa u pajtuar për të gjitha çështjet të mos bëhen gjërat transparente”.
Ajo thotë se ka një dakordim vetëm për tre pika që lidhen me të zhvendosurit, të pagjeturit dhe ekonominë.
Emini thotë se në muajin tetor do të merret një vendim për liberalizimin e vizave.
“Nëse nuk del në agjendë kjo çështje dihet se Gjermania dhe Franca nuk janë pajtuar për këtë çështje. Gjermania e ka shtyrë mjaft shumë procesin e liberalizimit të vizave por deri tani këtë gjë e ka kundërshtuar Franca. Nëse nuk bëhet liberalizimi në tetor, në Kosovë do të ketë pakënaqësi pasi që presidencën e radhës do ta merr Portugalia që nuk besoj se ka interesa ta shtyjë përpara këtë proces”, tha ndër të tjera Donika Emini.
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia