Njohësja e integrimeve evropiane, Donika Emini ka “deshifruar” vizitën e emisarit special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak në Kosovë.
Emini në “Debat Plus” ka thënë se vizita e Lajçakut në Kosovë lidhet me “nuhatjen” që ka bërë BE se dialogu mund të futet në një krizë tjetër.
“BE ka nuhatur se do të ketë një krizë të radhës në procesin e dialogut…Vet BE-ja e ka shtyrë dialogun me palë jo legjitime si në Serbi ashtu edhe në Kosovë”, tha ajo.
Analistja thotë pas nënshkrimit të marrëveshjes në SHBA, Serbia ka marrë atë që ka dashur dhe ka forcuar raportet me Amerikën.
“Serbisë nuk i konvenon të vazhdojë dialogun me BE-në. Për Vuçiqin sa më shumë të ka dialog aq më mirë është”.
Emini thotë se Raporti i Progresit për Serbinë ka gjetur shumë gjëra të këqija dhe sipas sa Vuçiqi tashmë e di këtë.
“Nuk e di se sa do t’i bëjë Hoti këto vijat e kuqe në raport me asociacionin. Ne po e dimë se diçka do të vijë por nuk po bëhemi bashkë për këtë çështje”, tha ndër të tjera Donika Emini.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...