Google ADS

Emilija Redžepi uron për Ditën e Pavarësisë

09:15 | 16 Shkurt 2020
Arbresh.info

Ministrja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Redžepi, ka uruar për Ditën e Pavarësisë.

Në njoftim Redžepi ka uruar për krijimin e kushteve më të mira për jetën e të gjitha komuniteteve dhe brezave të ardhshëm, shkruan arbresh.info.

Gjithashtu ministrja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal se diversiteti e bën Kosovën specifike.

“Të gjithë qytetarëve të Kosovës, ua uroj Ditën e Pavarësisë, në emër të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe në emrin tim, me dëshirën për krijimin e kushteve më të mira për jetën e të gjitha komuniteteve dhe brezave të ardhshëm, përmes përpjekjeve dhe punës sonë të përbashkët. Rikthimi i besimit të të gjithë qytetarëve në institucione, para së gjithash në nivelin lokal.

Diversiteti që e bën Kosovën specifike, le të  na mësojë se respektimi i të tjerëve në çdo aspekt ka të bëjë kryesisht me respektimin e vetvetës.

Për aq sa të gjithë ne jemi të gatshëm dhe të përgjegjshëm për të respektuar vlerat e diversitetit, për aq do të jeta e të gjithëve më e sigurt”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme