Çështja e emigrantëve minorenë shqiptarë të pashoqëruar të pranishëm në territorin italian vazhdon të jetë në qendër të analizës së politikave italiane të emigrimit, si dhe në fokusin e takimeve institucionale mes Italisë dhe Shqipërisë.
Për disa vite rradhazi minorenët e pashoqëruar shqiptarë vazhdojnë të jenë ndër 5 komunitetet kryesore të huaja të pranishme në territorin italian.
Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Emigracionit dhe Politikave të Integrimit e të përditësuara deri në 31 gusht 2017, në Itali jetojnë aktualisht 18 846 emigrantë minorenë të pashoqëruar.
Minorenët shqiptarë janë 1630 dhe renditen të katërtit në numër pas atyre me kombësi nga Gambia (2512 minorenë), nga Egjipti (1925 minorenë) e Guinea (1772 minorenë).
Pas shqiptarëve renditen në vendin e pestë minorenët me kombësi nga Nigeria, raporton “Ora”.
Minorenët e pashoqëruar shqiptarë përbëjnë 8.8% të numrit të përgjthshëm të tyre në Itali e gjatë 3 viteve të fundit numri i tyre është rritur me rreth 21.4% (228 më shumë minorenë shqiptarë në krahasim me vitin 2015).
94% e minorenëve shqiptarë janë djem, 44,4% janë në moshën nga 16-17 vjeç, 38.9% nga 15- 16 vjeç dhe 4,5% nën moshën 14 vjeçare.
Të gjithë minorenët me nënshtetësi të huaj e të pashoqëruar në Itali janë të mbrojtur nga Konventa e Neë Yorkut e 1989.
Statusin e minorenit të huaj të pashoqëruar në Itali e merr çdo minoren që nuk ka nënshtetësi italiane apo të një vendi tjetër të BE, e që për çdo lloj arsye ndodhet në territorin italian pa asistencë, pa prindërit apo të një familjari apo personi madhor legalisht përgjegjës që mund të kujdeset për të.
Shteti italian duhet t’i garantojë strehimin e mbrojtjen në një strukturë të pëtshtatshme për minorenët, mundësinë e birërsimit të përkohshëm pranë një komuniteti, një ambienti familjar apo dhe një familje.
Sipas shpërdarjes territoriale shumica e minorenëve të pashoqëruar shqiptarë janë të strehuar në strukturat në veri të Italisë.
25.8% e tyre në rajonin e Emilia Romanjës, 22.3% në Toskana, 9.4% në Lombardi dhe 7.3% në rajonin e Venetos.
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...
Rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan, Rama: Shprehim ngushëlli...