Bordi i Drejtorëve të KOSTT ka emëruar Evetar Zeqirin, kryeshef të këtij institucioni.
Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një komunikate për media nga KOSTT.
“Pas zhvillimit të një procesi transparent dhe konkurrues në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, Bordi i Drejtorëve të KOSTT sh.a në mbledhjen e mbajtur me 6 Tetor 2022, në mënyrë unanime ka vendosur që të emëroj Kryeshef Ekzekutiv të KOSTT z.Evetar Zeqiri.”, thuhet në njoftim.
Sipas këtij njoftimi Evetar Zeqiri ka studiuar për Master në Administrim Publik (MPA) në Menaxhim Strategjik dhe Lidership, në Universitetin e Illinoisit Verior, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si bursist i programit për Lidership Transformues, program ky i bashkë financuar nga Qeveria Amerikane përmes USAID dhe Qeveria e Kosovës.
“Po ashtu ai më herët ka mbaruar edhe një Master në Administrim të Biznesit (MBA) në Financa në Universitetin e Sheffield, në Mbretëri të Bashkuar. Studimet themelore i ka përfunduar në Menaxhment dhe Informatikë, në Unversitetin e Prishtinës. Z. Zeqiri ka një sërë kualifikimesh profesionale me renome vendore dhe ndërkombëtare, si i çertifikuar si Auditor i Çertifikuar i Sektorit Publik nga Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës, i Çertifikuar si Auditor i Brendshëm i Sektorit Publik nga Ministria e Financave në Kosovë. Ai po ashtu është anëtarë i plotë në CIPFA & CMI (U.K) – dy shoqata ndërkombëtare profesionale në fushën e menaxhimit, financave, kontabilitetit, auditimit, etj.”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/
Me 26 nëntor, mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër di...
Ministri Peci ndau grant për vëllain e deputetes Fitore Paco...
Kurti: Historikisht, rinia ka qenë nismëtare e vendimeve dhe...
Kumbaro ndan postimin e gazetës gjermane për Shqipërinë: Ven...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe uniforma ushtarake të S...
Përfundon seanca e sotme në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëv...