Google ADS

Emërohet bordi i ‘Trainkos-it’

11:09 | 10 Gusht 2022
arbresh.info

Qeveria e Kosovës ka emëruar bordin e ndërmarrjes publike të hekurudhave të Kosovës ‘Trainkos’.

Nol Dedaj – Kryesues

Anëtarë

Astrit Mehaj

Drita Kadriu Berisha

Blerina Shamolli

Riza Spanca

Shaban Neziri

“Mandati i të emëruarve zgjatë tri vite”, është shprehur kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë.

‘Trainkos’ ofron shërbime të transportit të mallrave konform standardeve ndërkombëtare, duke ofruar në vazhdimësi çmime konkurruese, siguri të lartë, cilësi dhe korrektësi ndaj klientëve. Të jemi zgjedhje e parë në transportin e udhëtarëve, me komoditet, saktësi dhe besueshmëri për një udhëtim më të mirë dhe njëkohësisht më të lirë./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme