Google ADS

Emërohet bordi i “Ibër Lepencit”

15:42 | 30 Prill 2022
L G

Qeveria e Kosovës në mbledhjen që është duke e mbajtur këtë të shtunë ka miratuar emrat e gjashtë anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të ndërmarrjes publike, “Ibër Lepenci”.

Kryesues u caktua Bajram Mustafa, ndërsa si anëtar janë emëruar Violeta Hoxha, Denis Dautaj, Valmire Latifi, Avdullah Nishori dhe Myzafer Luma, njofton klankosova.

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, në mbledhje deklaroi se në konkursin e shpallur për bord të “Iber Lepenci” kishin aplikuar 110 kandidatë, ndërsa në listën e ngushtë ishin përzgjedhur 59 kandidatë.

Gjatë periudhës së ankesave, ishin pranuar 14 ankesa ku 9 prej tyre janë vlerësuar të drejta.

Mandati i këtij bordi është trevjeçar.

Të ngjashme