Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është duke pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për emërimin e anëtarëve të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Kështu ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re” një burim brenda Presidencës.
Sipas këtij burimi, Zyra e presidentit ka kërkuar mendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me numrin e nominimeve të subjekteve politike për anëtarë të KQZ-së, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje.
“Kemi kërkuar mendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me të drejtën e subjekteve politike/grupeve parlamentare për nominimin e anëtarëve të KQZ- së. Jemi në pritje të vendimit të gjykatës dhe në momentin që ta marrim përgjigjen do të vazhdojë procesi i emërimit të anëtarëve të rinj të KQZ-së”, ka thënë ky burim.
Përderisa zyrtarët e partive në pushtet e shohin si të drejtë këtë veprim të presidentit, nga ana tjetër zyrtarët opozitarë e vlerësojnë si veprim për ta prolonguar procesin.
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...