Qeveria e Kosovës dhe Ambasada Britanike në Prishtinë kanë nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit lidhur me rekrutimin e pozitave të larta drejtuese.
Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, tha se ky memorandum ka për qëllim që procesi i rekrutimit të personave në krye të agjencive që janë në përgjegjësi të Qeverisë të jetë kredibil, ndërsa tha se gjatë këtij procesi do të ketë ekspertë që nga vijnë nga Mbretëria e Bashkuar.
E ambasadori britanik në Kosovën Ruairi O’Connell, vlerëson se korrupsioni dhe nepotizmi janë dy probleme serioze në Kosovë. Ai tha se ky projekt përfshin të gjitha emërimet në bordet publike duke përfshirë KEK-un dhe PTK-në.
“Kur filluam këtë projekt vitin e kaluar që të sfidojmë praktikën që pozitat e larta fitohen veç me politikë dhe 15 minuta intervistë vetëm sa për sy e faqe dhe pa proces të mirëfilltë, nga 8 projekte, vetëm 2 kanë pasur sukses: Dogana dhe kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Punësimeve, por me një lule nuk qel pranvera”, tha ai.
E kryeministri Haradinaj foli edhe për liberalizmin e vizave, ku tha nuk është i pashpresë dhe se kushti kryesor është lufta ndaj korrupsionit, ndërsa për demarkacionin me Malin e Zi, tha se Qeveria është duke e bërë punën e saj.
Sa i përket marrjes së nënshtetësisë shqiptare kryeministri tha se nuk është kundër, pasi edhe ai e ka nënshtetësinë shqiptare.
“Nuk jam kundër, unë e kam marr për vete”, u shpreh Haradinaj.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...