Klinika Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, është e gatshme me të gjitha kapacitetet për të gjitha rastet emergjente. Por, mjekët apelojnë për kujdes nga ndezja e mjeteve piroteknike.
Feime Sadiku, mjeke në Klinikën Emergjente në QKUK, ka thënë se kjo klinikë është e gatshme për t’i trajtuar të gjitha emergjencat mjekësore gjatë natës festive.
“Qendra emergjente është e gatshme me të gjitha pasjet, me ekipin kujdestar, me stafin shëndetësor për t’i trajtuar të gjitha rastet emergjente, të gjitha emergjencat mjekësore jo vetëm në këtë natë festive, por edhe gjatë gjithë vitit që po e presim”, ka thënë Sadiku në një intervistë në RTK.
Ajo ka apeluar tek moshat e reja për kujdes nga ndezja e mjeteve piroteknike dhe gjatë vozitjes.
“E dimë se është festë dhe natyrisht nuk kemi të drejtë t’i themi askujt mos të festojë . Qytetarët le të festojnë, të kenë kujdes moshat e reja me mjetet piroteknike, kujdes edhe me vozitjen dhe alkoolin. Shpresojmë të mos ketë asnjë rast emergjent”, ka thënë Sadiku duke uruar që kjo natë festive të kaloi ashtu siç i ka hije festes së Vitit të Ri.
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri apel për masa parandaluese...
Ardhja bashkëatdhetarëve, mbi 1 orë pritjet për të hyrë në K...
Gjesti, ende i inatosur me Xhenetën, nis debat me të në dhom...
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman